Tërheqja e Arta Dades dhe Namik Dokles nga gara për kryesinë e Partisë Socialiste, ka qenë edhe një nga lajmet më të bujshme që kanë shoqëruar zgjedhjet e fundit në PS. Analisti Zheji e ka cilësuar si një shqetësim, pasi Arta Dade sipas Zhejit ka pasur gjithmonë frymën e kriticizmit brenda Partisë Socialiste. Ndërsa për politologun Afrim Krasniqi Partia Socialiste nuk përfaqëson më shtresat e personave të varfër. “Para tri viteve po ti shikoje socialistët visheshin normal, ndërsa sot i shikon të veshur në luks, çka tregon që kjo parti, nuk është më partia e të varfërve”