Aktualitet

VIDEO/ Korreshi: Në Lushnjë s’ka mace, i kanë çuar në spital të luftojnë minjtë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:04 - 07/10/21 |
Opi Nion

A duket se ka zgjedhur një mënyrë për të fituar vëmendjen e publikut duke folur me një gjuhë të thjeshtë dhe popullore? Deputeti i Lushnjës, Sajmir Korreshi, tërhoqi vëmendjen në seancën maratonë të 16 shtatorit në Kuvend, kur foli për kushtet në spitalin e Lushnjës, ku tha “të del miu, s’di nga të vesh”. Duket se edhe në seancën e ditës së sotme deputeti i PD-së ka zgjedhur të njëjtën formë një gjuhë të thjeshtë dhe popullore për t’iu drejtuar publikut.

Gjatë fjalës së tij këtë të enjte në Kuvend, deputeti u ndal sërish te disa nga problematikat më të mëdha të qytetit ku ai është zgjedhur deputet, Lushnjës.

Kush është infektuar me Covid, e ka parë sa e vështirë është të bësh qoftë një vizitë. Të sorollasin 4 javë, për të bërë një skaner. Për 4 katër javë virusi vete vjen dy here! Në Lushnjë, por jam i sigurt se e njëjta situatë është kudo, për të bërë një vaksinë duhet të kesh mik. Duhet të fusësh edhe politikanë për të marrë vaksinën e Pfizer”, tha Korreshi.

Më tej ai tha se po bëhet korrupsion me tenderin e urgjencës së qytetit:

Mjekët kanë bërë një punë shumë të mirë, ndërsa drejtuesit merren me tenderin e urgjencës. Ju kërkoj të harxhoni vetëm kohën që harxhoni në parukeri të vini te spitali në Lushnjë. Spitali i Lushnjës sot bën vetëm synetlliqe dhe heqje apandesiti. E keni lënë në derexhe të fundit spitalin”.

Ai i rikthehet sërish faktit se “spitali është pushtuar nga minjtë”. Sipas tij, tani qyteti nuk ka më mace, pas i kanë çuar në spital, të luftojnë minjtë.

 

Pas