-U tha në Opinion

Video/Korçë, qendra e parë tregtare në Shqipëri që në vitin 1922


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:58 - 16/09/20 |
Opi Nion

Në një cikël emisionesh dedikuar qyteteve shqiptare, historisë, kulturës dhe vlerave të tyre, emisioni “Opinion” është ndalur këtë të mërkurë në qytetin e Korçës.

Gazetari Blendi Fevziu, ka sjell ndër të tjera në këtë qytet, të parën qendër tregtare në Shqipëri. E ndërtuar në vitet 1922-1923 kjo qendër kishte në përmbajtjen e saj 13 dyqane dhe u krijua nga tregtari Rrako Qirjako.

“Është fjala për një nga tregtarët e parë të Korçës, një pasanik në nivel evropian. Ai bleu 4 dyqane, i shembi dhe ndërtoi  një dyqan të vetëm brenda të cilit ishin 13 dyqane, si vizion i një prej tregtarëve më të mëdhenj të Shqipërisë”, tha gazetari lidhur me këtë qendër, e cila shfaqet në videon më poshtë. /Opinion.al

Pas