Kronikë

VIDEO/ Kontrollet e RENEA në Laç, kush u arrestua dhe çfarë u sekuestrua


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:19 - 26/02/21 |
Doriana Çepunaj

Forcat RENEA, Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit dhe efektivët e Policisë së Lezhës e Kurbinit, ditën e djeshme zhvilluan kontrolle në Laç, lidhur me vrasjen e Shkëlzen Kastratit më 1 shkurt në Fier.

Përmes një njoftimi zyrtar policia bën me dije se gjatë këtyre kontrolleve u sekuestrua një pistoletë dhe targa të vjedhura të automjeteve. Në ambientet e jashtme të një kompleksi në Fushë-Milot u gjet një pistoletë Glock me 14 fishekë dhe një krehër pistolete me 16 fishekë që i përkiste 30-vjeçarit Can Karriqi, të cilit gjatë kontrollit fizik në xhepin e xhupit iu gjet një krehër i markës “GLOCK”, me 16 fishekë të kalibrit 9 mm  pa leje

Policia thotë se ky person dyshohet të jetë edhe autori i vjedhjes se  targave të shpallura në kërkim nga Policia e Shkodrës të vjedhura më 19 Shtator 2019, të cilat  u gjetën brenda ambienteve rrethuese  të objektit.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 30-vjeçarit C. K., për veprat penale “Armëmbajtja pa leje ” dhe “Vjedhja” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Kontrollet kanë vijuar edhe në disa ambiente të tjera në qarkun e Lezhës, ku gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim disa persona me precedent të mëparshëm penal.

 

 

 

Pas