Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/Koncert tek Liqeni kundër çdo protokolli, kush po i thyen rregullat?

2020/06/19 at 10:39 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/Koncert tek Liqeni kundër çdo protokolli, kush po i thyen rregullat?

Në një kohë kur shifrat e personave të prekur nga COVID -19 shënojnë rritje dhe kur autoritetet bëjnë thirrje për distancim fizik apo portokolle rigoroze në ambjente publike, një tjetër anë e medaljes shfaqet këtë të premte në Amfiteatrin e Liqenit Artificial. Një koncert i gjimnazeve të Tiranës për evidentimin e talenteve të reja. Sikurse shihet nga imazhet e siguruara nga Opinion.al, edhe pse koncerti po zhvillohet “pa spektatorë”, një numër i madh qytetarësh të tërhequr nga muzika e lartë, vërehen të grumbulluar masivisht jashtë kangjellave të rrethimit, shumë pranë njëri-tjetrit, pa asnjë masë mbrojtëse.


 

 

Nga ana tjetër, nxënësit që janë protagonistë të shfaqjes, jo vetëm që performojnë në vallëzime e numra artistikë pa asnjë distancë, por shihen në grupime të mëdha, krejtësisht të shkujdesur.

Në një kohë kur aktivitetet kulturore dhe artistike nuk janë të lejuara, në një kohë kur institucionet e rëndësishme të kulturës si Teatri i Operas dhe Baletit vijon t’i japin online shfaqjet e tyre, pyetja më e thjeshtë që të vjen në mendje është: A ishte i domosdoshëm ky koncert gjimnazistësh një pasdite të premteje, sa ta lejohej organizimi i tij përtej çdo rregulli? Ku janë protokollet e trumbetuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe cilët janë ata që  duhej të kontrollonin ndalimin e këtij koncerti, apo të paktën të merrnin masat për këtë aktivitet? Ku ishte sot Inspektoriati Shëndetësor që mbyll aktivitete apo policia që shoqëron qytetarë?

Le të mos harrojmë se vetëm dy ditë më parë 11 persona janë proceduar nga Policia e Tiranës pas dy tubimeve të mbajtura më 17 Qershor, përkatësisht përpara Ministrisë së Infrastrukturës dhe asaj të Arsimit, pikërisht sepse tubimet në ditë si këto konsiderohen të paligjshme. A do të procedojë policia në të njëjtën mënyrë edhe organizatorët e koncerti?

Le të mos harrojmë, se vetëm 3 ditë më parë Kryeministri Rama foli për moslejim të asnjë lloj grumbullimi.  “Kush merr pjesë në grupime më të mëdha se sa numrat e lejuar nga protokollet e sigurisë do të penalizohet drejtpërdrejtë, individualisht”, tha në mënyrë të qartë Kryeministri në daljen e tij të datës 16 Qershor.

Por me sa duket fjalët e zotit Rama nuk janë dëgjuar nga të gjithë, apo ndoshta pesha e vendimeve të tij nuk rëndon njëlloj për të gjithë.

Ndërsa përdoren pa nevojë këto standarde të dyfishta, kjo shfaqje e bukur të rinjsh një mbrëmje të premtjeje, fatkeqësisht duket si një lojë e shëmtuar me përgjegjshmërinë e atyre që gjatë gjithë kësaj periudhe të vështirë, priren të zbatojnë çdo rregull, masë e detyrim, për të mbrojtur veten dhe të dashurit!/Opinion.al

Etiketa: koncertiLiqeni ArtificialMasatrregullat


Ju sugjerojmë

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
-U tha në Opinion

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

22 Tetor, 2025 11:23 pm
Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm
-U tha në Opinion

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm

22 Tetor, 2025 10:28 pm
Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
Bota

Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?

22 Tetor, 2025 9:42 pm
Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi
Rajoni

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi

22 Tetor, 2025 8:52 pm
PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi
Rajoni

PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi

22 Tetor, 2025 8:31 pm
Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte
Bota

Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte

22 Tetor, 2025 7:10 pm
Financial Times: Trump propozon forca paqeruajtëse kineze për Ukrainën
Bota

Trump anuloi takimin me Putinin, Rusia nis stërvitjet bërthamore

22 Tetor, 2025 6:08 pm
Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023
Politikë

Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023

22 Tetor, 2025 5:57 pm
Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik
Aktualitet

Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik

22 Tetor, 2025 5:53 pm
Rekord negativ historik për Serinë A
Sport

Rekord negativ historik për Serinë A

22 Tetor, 2025 5:41 pm
Para
Gjendet i pajetë në banesë 38-vjeçari në Elbasan

Të shtënat në Bulqizë, policia jep detaje si u kërcënua biznesmeni

COVID-19/ Pipero: Kurba do të nisë rënien në javën e dytë të prillit

A përhapet virusi nga pështyma në det? Përgjigjet doktor Pipero

Horoskopi/ Paratë dhe udhëtimet, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Horoskopi 20 Qershor, zbuloni shenjat me fat
















TE FUNDIT

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
22 Tetor, 2025

Çfarë do e shtynte një 18-vjeçar në kulmin e regjimit komunist shqiptar, që të lexojë fshehurazi Ungjillin dhe të vendosë...

Lexo më shumë

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm
22 Tetor, 2025

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Imzot Joan Pelushi ka folur në emisionin “Opinion” për fëmijërinë...

Lexo më shumë

Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?

Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
22 Tetor, 2025

Javën e kaluar, Presidenti i SHBA-së Trump foli në telefon me homologun e tij rus Putin dhe më pas u...

Lexo më shumë

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi
22 Tetor, 2025

37 persona janë arrestuar në Greqi, disa javë pas zbulimit të një prej skandaleve më të mëdha me përvetësimin e ...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com