Pas përfundimit të procesit të votimit dhe numërimit nga primaret e organizuara nga Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, ka rezultuar që Premtim Kryemadhi do të jetë kandidati për kryetar në Bashkinë e Dibrës.
Ai mori 424 vota të anëtarëve të Partisë Demokratike dhe do të përfaqësojë Komisionin e Rithemelimit në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
“Realizuam një proces primaret që demokratët i presin prej 30 vitesh. Në mënyrë të veçantë përshëndes dy kolegët e mi që qenë pjesë e kësaj gare. Patjetër do të jenë bashkëpunuesit e mi gjatë fushatës. Jam i sigurt që do ta marrim bashkinë e Dibrës dhe do të qeverisim ndryshe. U pretoj të gjithë demokratëve që nuk do të zhgënjehen me kandidaturën time”,-ka thënë Kryemadhi./Opinion.al