Një çift shqiptar në Mykonos është arrestuar për trafik kokaine.
Çifti ishte duke udhëtuar në drejtim të Athinës për të zhvilluar edhe tregtinë e kokainës, të cilën ata kishin gjetur një metodë tejet të veçantë për ti transportuar. Shqiptarët e transportonin kokainën nëpërmjet arushëve të pelushit “Teddy Bear”
. 45-vjeçari shqiptar emri i të cilit njoftohet se është Ardian, por njihej si “Aris” dhe “Marsi” bashkëpunonte në trafikimin e kokainës me gruan e tij, Nelën.
Si çifti shqiptarë realizonte trafiku drejt ishullit të famshëm grek, Mykonos?
Çifti shkonte në Athinë për t’u furnizuar me kokainë që e fshihnin brenda arinjve të pelushit. Arinjtë prej pelushi brenda së cilës gjendej kokaina i mbante gruaja e shqiptarit, por në 29 Janar ishte rruga e tyre e fundit, pasi tashmë do të përballen me drejtësinë./Opinion.al