Emisioni Opinion ka si temë të mbrëmjes emigrimin dhe mashtrimin me vizat.
Në vazhdën e këtij debati, i ftuari Saimir Kodra tha se unë kam pedicionin original të mashtruarve nga një agjensi që pretendonte se nxjerrte viza pune për Kanda.
Kodra bëri me dije se janë 360 persona në Tiranë, por një detaj interesant është se një pjesë e mirë e atyre që kanë aplikuar për të ikur në Kanda, kanë paguar minimalisht 20 mijë dollarë.