Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Koço Kokëdhima me lëvizje të re, kritika të forta Ramës

2017/01/19 at 6:26 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ Koço Kokëdhima me lëvizje të re, kritika të forta Ramës

Ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima ishte i ashpër me drejtuesit e Partisë Socialiste. Në një takim me socialistët e Tiranës, ish deputeti i Vlorës foli për një lëvizje të re brenda partisë më të madhe në pushtet.

Gjatë bashkëbisedimit me socialistët e Tiranës, ai akuzoi mazhorancën dhe opozitën se kanë krijuar një sistem të rafinuar të vjedhjes dhe manipulimit të zgjedhjeve

Kokëdhima: Ndër të gjitha krimet, më i rëndi është vjedhja, trafikimi dhe manipulimi i votës së popullit. Vjedhja dhe ndotja e zgjedhjeve. Saliu e mbolli në Shqipëri kulturën e vjedhjes së zgjedhjeve, nga manipulimi, trafikimi dhe vjedhja e zgjedhjeve nuk fitojnë socialistët dhe qytetarë të thjeshtë të Shqipërisë.Nga manipulimet e zgjedhjeve fiton vetëm kasta sunduese. Këta politikanë nuk i mundësojnë dot akoma Shqipërisë zgjedhje të lira dhe të ndershme.Udhëheqësit e majtë në vend që të distancoheshin nga kultura e vjedhjes së zgjedhjeve i vajtën pas, dhe të dy palët rafinuan një sistem të manipulimit të zgjedhjeve ku populli voton dhe kryetarët numërojnë  votat. Pastrimi i zgjedhjeve kërkon votim elektronik në qendrat e votimit, numërim elektronik, administratë zgjedhore jo partiake, lejimin e emigrantëve për votim, kontrollin e plotë të financimit të zgjedhjeve për të kriminalizuar dhe dënuar ashpër çdo shkelje në proçesin elektoral, shitjen dhe blerjen e votës, trafikimin dhe tjetërsimin.

Kokëdhima tha se lëvizja e tij ka për qëllim reformimin e PS, duke shuar zërat se ka për qëllim të kalojë tek LSI.

Kokëdhima: Unë jam socialist dhe kam punuar e investuar më shumë se kushdo tjetër për fuqizimin dhe suksesin e PS, nuk krijon parti tjetër, nuk shkoj tek LSI. Nuk ik nga PS, këtu kam miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi. Lëvizja jonë nuk mund të izolohet.Partia e udhëheqjes është përpjekur ta likujdojë këtë reformë dhe këtë lëvizje reformuese, ka shantazhuar qindra e mijëra socialistë. Askush nuk duhet të trembet. Gjyqi që rrëzoi mandatin tim në Kushtetuese nuk ishte betejë ligjore, as betejë politikë mes meje dhe Saliut. Ishte vazhdim i luftës së brendshme politike me PS.

Me gjuhë të ashpër ish-deputeti socialist foli dhe për ekonominë e vendit dhe eksodin e shqiptarëve.

Kokëdhima: Ekonomia e vendit është në gjendje të mjerë, pronës publike duket se i është shpallur luftë, dhe ajo çka mbetur vidhet dhe keqmenaxhohet. Në institucionet e shtetit ka kaq shumë tutkunë, kusarë e dembelë, zyrtarë arrogantë dhe paskupullt. Njerëzit e mirë që kanë mbetur në administratë duken si të leshtë në këtë mjedis dëshpërues. Shteti ynë nuk di të bëjë asnjë punë tjeër përveçse të marrë borxhe joefektive, të bëjë tendera të manipuluar dhe të japë koncesione turpëruese për interesa të ekonomisë sonë. Vendi ynë nuk është më terheqës për investime, mbi 60 mijë forca të afta emigrojnë në çdo vit, të gjithë të rinjtë janë gati të ikin nga Shqipëria me mundësinë e parë që tu krijohet. Ky vend, ky eksod dramatik ka prekur dhe shqiptarët e trevave të tjera në Ballkan, çfarë do të ndodhë në 20 vitetet e ardhshme nëse kjo situatë do të vazhdojë kështu? Shqipëria do të mbetet me 1.2-1.4 mln njerëz, kryesisht pleq dhe të sëmurë, të paaftë dhe injorantë, padyshim dhe me të korruptuar dhe kriminelë dhe me një dyzinë me leshko e intrigantë. Do ti kemi këtu dhe kryetarët e lumtur dhe të përjetshëm të partive të cilët do u molepsen njerëzve dhe në gjumë, do u dalin përpara në çdo cast jo vetëm sa herë të hapin televizorët por dhe kur të hapin frigoriferët. Pse punët e Shqipërisë shkuan keq në këto vite tranzicioni, pse nuk u realizuan ëndrrat dhe aspiratat e prindërve tuaj?

Ju sugjerojmë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Para
Zajmina përdor “armën” e saj të fortë: Shih rrugën ti, se me policët merrem unë

Zajmina përdor “armën” e saj të fortë: Shih rrugën ti, se me policët merrem unë

Inaugurimi i Trump si President, Basha për VOA: Jam ftuar nga Republikanët

Inaugurimi i Trump si President, Basha për VOA: Jam ftuar nga Republikanët

17-vjeçarja përdhunon 19-vjeçarin

17-vjeçarja përdhunon 19-vjeçarin

TE FUNDIT

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
7 Qershor, 2025

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia me një mesazh urimi për kombëtaren kuqezi, para sfidës së shumëpritur...

Lexo më shumë

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
7 Qershor, 2025

“The Guardian” i ka kushtuar një artikull ndeshjes kualifikuese të Botërorit mes Shqipërisë dhe Serbisë, që do të zhvillohet ditën...

Lexo më shumë

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
7 Qershor, 2025

“Bovilla është e njohur si destinacion turistik, por e panjohur për një potencial të madh arkeologjik që ajo mbart. Objektet...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
7 Qershor, 2025

Zgjedhjet lokale të 8 qershorit në Kosjeriq dhe Zajeçar - komuna në perëndim dhe në lindje të Serbisë - pritet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com