Ish-trajneri i Tërbunit, shkodrani Samuel Nikaj, ka arritur të shpallet kampion dimri në kategorinë e parë të Kosovës duke drejtuar ekipin e Flamurtarit të Prishtinës.
Ai kishte premtuar se në rast të një goli të realizuar nga futbollisti i tij Shkëlqim Syla, atëherë ai do të futej në dush i veshur me rroba.
Syla shënoi në takimin ndaj KEK-ut, dhe rrjedhimisht trajneri Nikaj e mbajti premtimin e tij disi të çuditshëm.