Në Kinë nuk ka asnjë tolerim për qytetarët e infektuar me COVID-19.
Duke zbatuar politikën e “zero-Covid”, autoritetet lokale në Shangai, qytetit me 25 milionë banorë, kanë rrethuar ndërtesat e banimit ku janë raportuar të infektuar, duke shkaktuar protesta të reja.
Autoritetet shëndetësore kanë detyruar të gjithë banorët që shkojnë në punë të kryejnë 3 teste për koronavirus vetëm gjatë kësaj jave.
Ndërkohë, rastet e reja të shtunën ishin vetëm 22 të infektuar, por toleranca është zero në shtetin e origjinës së koronavirusit, i cili është kthyer tashmë me të njëjtat masa si në nisje të pandemisë.