InstaBIZ

Video/ Khabib nuk i del keqja me Drake, e godet teksa ai thërret ‘Kiki’


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:31 - 17/10/18 |
el ida

Babai i Khabib Nurmagomedov ka deklaruar se do të ishte i lumtur nëse djali i tij do të ndeshej me Floyd Mayweather në të ardhmen.

Ai shtoi  se do të ftonte për stërvitje ish-boksierin amerikan të peshës së rëndë Mike Tyson dhe për ta patur në staf gjatë duelit. Mayweather dhe Nurmagomedov prej disa ditësh kanë shprehur dëshirën për t’u përballur mes tyre në një duel boksi në Las Vegas gjatë 2019-ës, për të përsëritur atë që boksieri amerikan bëri një vit më parë me Conor McGregor.

Siç duket kjo sfidë po e tërheq shumë Khabibin dhe ai ka postuar një video të animuar në Instagram, ku shihet në ring përballë Floyd dhe aty del Drake me flamurin rus duke thënë “Kiki”, por që Khabibi i animuar e godet me grusht.

Më pas Drake shkon në anën e Floyd ku bërtet sërish “Kiki” dhe Khabib e godet.

Arsyeja? Drake është një mik i Conor dhe vuri bast 1 milion dollarë për të në ndeshjen ndaj Khabib.

 

View this post on Instagram

 

#Repost @mojahedfudailat with @get_repost ・・・ Khabib VS Floyd – how the fight will go #keke #Ufc #boxing #3dart #animation

A post shared by Khabib Nurmagomedov (@khabib_nurmagomedov) on

Pas