Kryesore

Video/Këshilltari ligjor i Metës: Kuvendi ka ndërhyrë dhe manipuluar provat



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:15 - 07/02/22 |
Opi Nion

Në një dalje “live”, në rrjetet sociale të presidentit Ilir Meta, ka folur këshilltari i për Çështjet Ligjore Bledar Dervishaj i cili ka denoncuar manipulimin dhe falsifikimin e provave nga Kuvendi.

Dervishaj doli në një deklaratë urgjente për mediat, për të zbardhur atë çfarë kishte ndodhur në seancën në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me provat e reja që Kuvendi ka depozituar për të rrëzuar pretendimet e Presidencës.

“ Seanca plenare është caktuar në më pak se 24 orë kohë, ndërkohë që detyrimi ligjor është 48 orë. Në rendin e ditës nuk kanë qenë të përfshirë dy akte, por vetëm një akt, një shkelje tjetër kjo më shumë e kuvendit të Shqipërisë, e diktuar mes vullnetit politik për të ngritur një komision hetimor. Në seancën e orës 10 i kërkuam Gjykatës Kushtetuese kemi kundërshtuar vërtetësinë e një prove të depozituar nga Kuvendi në datën 4 shkurt 2022, i cili i përcjell Gjykatës Kushtetuese, sipas Kuvendit disa prova shtesë ku përfshihet dhe urdhri 5/5/2021 i kryetarit të Kuvendit.

Rendi i ditës ka përplasje me urdhrin e kryetarit të Kuvendit që ka të bëjë me mbledhjen e seancës në 7/5/2021, ditën qe Kuvendi do miratonte ngritjen e komisionit hetimor dhe raportin e komisonit të Ligjeve. Gjatë shqyrtimit të këtyre provave na rezultoi se me përmbajtjen e praktikës së dërguar nga Kuvendi dhe praktikën e publikuar online nga vetë Kuvendi na rezulton ndërhyrje apo manipulim prove të depozituar nga Kuvendi, Gjykatës ia parashtruam në mënyrë të detajuar.

Urdhri që Kuvendi i depozitoi si provë GJK mban datën 5/5/2021, për mbledhjen e Kuvendit në seancë, ndërkohë që sipas urdhrit të publikuar në faqen e Kuvendit, mban datën 6/5 e jo 5/5/2021. Kjo është ndërhyrja e parë. Kjo ndërhyrje bëhet për të rrëzuar pretendimin e Presidentit për shkeljet që kishim konstatuar për caktimin seancës plenare. Ndërhyje ka dhe te pika 20 e këtij urdhri. Ndryshon nga pika 20 e rendit të ditës. Aty thuhet për përmbajtje që duhej të shqyrtohej, duket sikur s’ka ndërhyrje por ka ndërhyrje. Na rezulton se ky urdhri është hequr fjala miratim. Janë ndryshuar edhe fjalët”,-tha Dervishaj.

Pas