Bota

Video/Kërcënohet kameramani, sekretarja e kulturës ndërpret transmetimin Live



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:33 - 28/07/22 |
el ida

Një situatë jo e zakontë ka ndodhur gjatë një transmtimi live në Britaninë e Madhe.

Sekretarja e kulturës, Nadine Dorries u detyrua të ndërpriste një intervistë për “Lojërat e Commonwealth”, pasi një kameraman i televizionit “Sky News” u kërcënua dhe asaj iu desh të njoftonte sigurinë.

Përpara ceremonisë së hapjes së lojrave, sekretarja e kulturës ishte në transmetim të drejtpërdrejtë në mes të Birminghamit, kur një këmbësor filloi të bërtiste ndaj stafit të xhirimit.

Në video vërehet se Dorries edhe pse e tensionuar përpiqet ta vazhdojë intervistën, deri në momentin që të bërtiturat e qytetarit u bënë aq të forta sa nuk mund të dëgjonte pyetjen e drejtuar në lidhje me justifikimin e kostos prej 778 milionë paundësh të Lojërave.

Pasi pa që kameramani po ndihej i kërcënuar ajo i tha moderatores: “Do të duhet të shkojmë Kay, më fal. Kameramanin juaj është në telashe”.

Ndërkohë në sfond vazhdoi të dëgjohej burri duke bërtitur: “Mos më prek. Nëse më vendos gishtin, do të të denoncoj për sulm”.

Më pas sekretarja e kulturës, Dorries ndërhyri dhe tha: “Ai nuk po ju prek zotëri”.

Ndërsa burri iu përgjigj: “Ai nuk mund të më prekë zonjë, çfarë do të thotë që nuk po më prek? Ai nuk mundet, do ta arrestoj pas pesë sekondash”.

Ndërkohë që burri vazhdonte të insistonte se kameramani po e prekte, Dorries iu tha shikuesve se: “Kameramani nuk e preku atë”.

Akoma nuk dihen arsyet si nisi sherri, por një burim për MailOnline tha se: “Ajo ishte padyshim e shqetësuar për sigurinë e kameramanit”.

Pak minuta më parë ajo kishte mbrojtur koston prej 778 milionë paundësh për organizimin e Lojërave të Komonuelthit në një kohë kur familjet përballen me rritje të faturave dhe vështirësi në rritje.

 

Pas