Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Flaka Krelani, ka qenë e ftuar këtë javë në një nga rubrikat e emisionit “Prive”.
Ajo ka treguar për fansat plot 10 gjëra që nuk i kemi ditur rreth karrierës së saj, por edhe jetës në përgjithësi.
Këngëtarja rrëfeu një histori të hidhur nga e kaluara, kur teksa bënte hedhje në det, aksidentalisht ishte përplasur mbi një gur të fortë.
Flaka tha se fillimisht as nuk i besonte vetes se ishte gjallë, ndërsa sot e asaj dite është falënderuse ndaj Zotit.
Këngëtarja tregoi edhe një tjetër detaj interesant nga e kaluara.
Teksa me nënën e saj po prisnin në parking motrën e Flakës të vinte nga puna, Flaka aksidentalisht kishte hyrë në një veturë tjetër, në të cilën gjendej një burrë.
Ajo tha se kjo ngjarje e kishte bërë atë shumë për të qeshur, ndonëse ishte ndjerë edhe mjaft e turpëruar për ngatërresën.
Flaka duket të ketë qenë një fëmijë mjaft ngatërrestar në shkollë, kjo pasi në këtë rrëfim ajo tregoi edhe se si kishte ndodhur përleshja e saj e parë fizike me një mashkull në shkollë fillore, në tentim për ta mbrojtur shoqen e saj.