Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Këngëtarja e famshme tregon historinë e saj të trishtë pas koncertit në Tiranë

2018/06/30 at 8:47 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ Këngëtarja e famshme tregon historinë e saj të trishtë pas koncertit në Tiranë

Atmosfera e shiut të Tiranës, e frymëzoi Ayo-n, të dhurojë një performancë emocionuese në skenën e Amfiteatrit të Liqenit. Me tingujt e thellë dhe vargjet intime në vitet 2000 Ayo u shndërrua në një prej zërave më të njohur të muzikës soul.


Por frymëzimi i vërtetë pas këngëve të saj shpirtërore është një histori plot përjetime të dhimbshme.

Ayo: Muzika është tejet e rëndësishme në jetën time, dhe jam e sigurt që është e tillë edhe për shumë njerëz në botë sepse muzika mund të të bëjë të ndihesh mirë, është si të thuash një antibiotik për shpirtin.

Këngët e para të krijuara në moshën 13-vjeçare, Ayo ia dedikon mamasë, viktimë e varësisë ndaj heroinës, sot nënë e tre fëmijëve 37-vjeçarja rrëfen për Jo Vetëm Modë, se ka vendosur që t’i marrë ata me vete kudo nëpër turne.

Ayo: Për mua e rëndësishme është që ata ta dinë që mami është aty, për ta. Mendoj se për një fëmijë shtëpia e vërtetë nuk janë muret e dritaret, shtëpia e vërtetë është nëna. Këtë e di shumë mirë sepse kur isha fëmijë dhe u ndava nga nëna dhe babai, u ndjeva e pastrehë. Ndihem e bekuar sepse kam punën që dashuroj dhe mund t’i marr fëmijët e mi me vete.

Për mua është e vështirë ta përshkruaj fëmijërinë, nuk e di çdo të thotë të rritesh në një familje, ku të gjithë janë bashkë, të jetosh në një shtëpi të bukur ose edhe pa ndonjë shtëpi të bukur, por thjesht të jeni të gjithë bashkë. Mendoj se nuk ka asgjë më të rëndësishme se një familje e bashkuar, dhe për mua s’ka pse të jetë një shtëpi e madhe, për sa kohë ke pranë nënën, babain, motrat dhe vëllezërit.

E lindur në një zonë frankofone të Gjermanisë, nga një baba nigerian dhe një nënë rome, përballja me paragjykimet nuk ka qenë aspak e lehtë për Ayon.

Ayo: Ajo çfarë më lëndon më tepër ndonjëherë është kur më thonë që unë nuk dukem si rome, nga ana tjetër nuk dukem as si gjermane, kur jam në Nigeri nuk dukem as si nigeriane, imagjinon dot të të thonë që nuk dukesh si asgjë nga ato që ti je në të vërtetë.

Më lëndon mënyra se si njerëzit i perceptojnë romët, është e trishtë. Nuk është thjesht muzikë soul është më shumë se aq. Është stili im personal i muzikës, unë jam e përzier nuk jam amerikane apo vetëm gjermane, apo diçka tjetër. Jam shumë mikse ndaj edhe tingulli im është gjithashtu miks, një ndërthurje e gjithçkaje jam unë.

Ajo çfarë më shqetëson nga muzika e sotshme, është se gjithçka po bëhet vizuale dhe nuk ka më tingull.

Mjafton të dukesh bukur edhe të kesh njëfarë stili pastaj edhe nëse nuk këndon dot, mund të bëhesh një pop-star.

Muzika nuk bazohet më tek cilësia, ndërkohë që ka kaq shumë artistë kualitativë në botë, edhe artistë të muzikës komerçiale, ka pop cilësor dhe po jo cilësor.

Për shembull më pëlqen Bruno Mars. Me muzikën po ndodh e njëjta gjë si me look-un, duket sikur të gjithë vishen njësoj, mbajnë flokët po njësoj. Është një rrymë që të merr me vete./tvklan.al 

Etiketa: AmfiteatriAyokoncert


Ju sugjerojmë

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen
InstaBIZ

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen

14 Tetor, 2025 3:51 pm
Akuza të reja për Diddy, akuzohet për abuzim seksual nga ish-partneri
InstaBIZ

Akuza të reja për Diddy, akuzohet për abuzim seksual nga ish-partneri

24 Shtator, 2025 9:30 pm
Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford
InstaBIZ

Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford

16 Shtator, 2025 5:40 pm
Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…
InstaBIZ

Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…

14 Shtator, 2025 10:37 am
Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?
InstaBIZ

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

7 Shtator, 2025 4:51 pm
Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar
InstaBIZ

Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar

2 Shtator, 2025 6:15 pm
Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre
InstaBIZ

Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre

29 Gusht, 2025 3:41 pm
Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim
InstaBIZ

Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim

28 Gusht, 2025 8:02 pm
Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari
InstaBIZ

Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari

23 Gusht, 2025 5:07 pm
Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…
InstaBIZ

Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…

23 Gusht, 2025 3:34 pm
Para
Video/ Argjentina jashtë Botërorit, çmendet tifozi, hedh televizorin nga ballkoni

Video/ Argjentina jashtë Botërorit, çmendet tifozi, hedh televizorin nga ballkoni

Video/ Autobusi përplas të moshuarin në zonën e “Xhamllikut”

Video/ Autobusi përplas të moshuarin në zonën e "Xhamllikut"

Video/ Pepe barazon për Portugalinë, por Cavani rikthen Uruguajin në avantazh

Video/ Pepe barazon për Portugalinë, por Cavani rikthen Uruguajin në avantazh
















TE FUNDIT

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme
28 Tetor, 2025

Aeroplanët luftarakë izraelitë kryen bombardime në Gazë të martën në mbrëmje, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu e akuzoi Hamasin për shkelje...

Lexo më shumë

Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë

Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë
28 Tetor, 2025

Presidenti i Federatës Ruse të Futbollit, Alexander Dyukov, ka deklaruar se Rusia është e gatshme të marrë përsipër organizimin e Kampionatit...

Lexo më shumë

Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil

Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil
28 Tetor, 2025

64 persona kanë mbetur të vrarë në një operacion masiv policor kundër krimit të organizuar në Rio de Janeiro, ku...

Lexo më shumë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë
28 Tetor, 2025

Rreth 6 orë pas vrasjes së një 42-vjeçari në Kalanë e Beratit, policia lokale ka vënë në pranga autorin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com