Bashkim Rodoni, ka qenë i ftuar në emisionin “Top Show” dhe me këtë rast i ka dedikar një këngë nga albumi i tij, aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, i cili ditë më parë vdiq në burgun e Prizrenit.
Rodoni tregon se ai është deportuar nga Kosova pasi ishte i afërt me aktivistët e VV-së.
Arsyet e deportimit të tij ishin “rrezik për marrëdhëniet ndërkombëtare” dhe “ rrezik për shëndetin publik”.
Ai tregon se në 10-vjetorin e LVV-së ai ishte në Prishtinë dhe kishte bërë kolonën zanore të filmit dokumentar të VV-së për këtë përvjetor.
Më pas, Rodoni këndoi këngën emocionuese, ndërsa mbrapa tij shfaqej fotografia e Astrit Deharit.
https://youtu.be/n_S729-eA0c