Ndërtimi i këndit të lojrave për fëmijë brenda Parkut Kombëtar në Liqenin Artificial, ka çuar paraditen e sotëm në përplasje fizike shoqërinë civile dhe policinë. Kanë qenë rreth 100 protestues të cilët kanë shkulur gardhin me dërrasa ku do të ndërtohet këndi i lojrave, çka ka sjellë edhe përplasjen me policinë e cila më pas ka bërë edhe shoqërimin e tyre në komisariat. Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë marrë dërrasat në duar dhe janë drejtuar drejt Bashkisë së Tiranës, ku do të vazhdojnë protestën.