Vazhdon përplasja fizike midis shoqërisë civile dhe Policisë në kodrat e Liqenit Artificial, aty ku do të ndërtohet nga Bashkia, Këndi i Lojrave për Fëmijë. Pamjet e mëposhtme janë të fundit që vijnë nga kjo përplasje, ku protestuesit kanë shkulur gardhin me dërrasa. Ndërkohë që deri më tani raportohet se janë 6 të ndaluar nga Policia, midis të cilëve edhe gazetari dhe aktivisti Elian Tanini si edhe aktivisti Zirkon Disha, i njohur më parë edhe për protestën kundër armëve kimike.