Fitorja e Majlinda Kelmendit në Kazan të Rusisë, ka bërë që ky kundërshtar i Pavarësisë së Kosovës të nderojë himnin dhe flamurin e shtetit më të ri të Evropës.
Derisa është ngritur në piedestal, Kelmendi dhe publiku në arenën ku po mbahet kampionati evropian kanë dëgjuar intonimin e himnit të Republikës së Kosovës, përcjell koha.net.
Garda ushtarake i ka bërë nderim flamurit deri sa ai po ngrihej.