Kronikë

Video/ Kapet nga droni duke ujitur kanabisin, arrestohet 45-vjeçari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:22 - 04/06/22 |
Opi Nion

Një 45-vjeçar në Krujë është kapur nga droni duke ujitur kanabisin dhe është arrestuar nga policia. Uniformat blu bëjnë me dije se në kuadër të operacionit të koduar  “Bruz Zalli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike është vënë në pranga edhe një 39-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor i 45-vjeçarit.

Gjatë kontrollit fizik, 45-vjeçarit  S. H. iu gjet një qese me lëndë narkotike në formë boçesh, që ia kishte dhënë shtetasi N. A., banues në fshatin Rranze, bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

“Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestuan në flagrancë shtetasit S. H., 45 vjeç dhe N. A., 39 vjeç, banues në Rranze, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim”-njofton policia.

Po ashtu gjatë operacionit u asgjësuan me anë të djegies 62 bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas