Policia italiane ka arrestuar tre shqiptarë, duke transportuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike dhe arsenal armësh. Shqiptarët u arrestuan në dy operacione të ndryshme në Milano dhe në Como. Në pranga ranë Agim Proshka 38 vjeç, Edison Proshka 26 vjeç dhe Jurgen Verbofshi 20 vjeç.
Në automjetin e Agim dhe Edison Proshkës u gjetën dhe u sekuestruan 7 kg kokainë, 4.5 kg heroinë, dy mitralozë, një pistoletë gjysmë-automatike, revolver dhe municione.
Ndërsa Jurgen Verbofshi u kap duke transportuar 5.5 kg heroinë me makinën e tij Citroen C3. Policia italiane është duke hetuar për veprimtarinë kriminale të tre shqiptarëve të arrestuar. /tvklan.al