Garda Kombëtare dhe forcat e tjera janë nisur për në Kapitol pasi mbështetësit pro-Trump sulmuan ndërtesën të Mërkurën, duke ndërprerë seancën e Kongresit.
“Në drejtimin e Presidentit Donald Trump Garda Kombëtare është në rrugë së bashku me shërbimet e tjera mbrojtëse federale”, tha sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany në një deklaratë. “Ne përsërisim thirrjen e Presidentit Trump kundër dhunës dhe për të qëndruar paqësor,” shtoi ai.
Pasi protestuesit hynë në ndërtesë, janë evakuuar anëtarëve e Kongresit, ndërsa raportohet se të paktën një person është plagosur. Policia e Kapitolit po bën arrestime por situata paraqitet e mbingarkuar./Opinion.la