Giro D’ Italia po vijon me etapat e saj në Itali, por vëmendja së fundmi është zhvendosur në Napoli, aty ku një burrë 67-vjeçar me precedent penal nga policia kaloi rrugën dhe u përpoq të përplaste çiklistët.
Vetëm disa kilometra nga vija e finishit, ai kaloi gardhin e vendosur nga policia dhe u fut në mes të sportistëve, ndërsa tundte një flamur të bardhë.
Pas identifikimit, në mediat italiane u raportua se 67-vjeçari ishte një protestues pro-palestinez që u përpoq të bllokonte garën, pikërisht kur po kalonte ekipi izraelit.