Te Fundit

Video/Kaos në aeroportin e Kabulit,turmat vrapojnë për të kapur fluturimin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:23 - 16/08/21 |
Opi Nion

Kryeqyteti i Afganistanit, Kabuli është në duart e talebanëve. Pasi talebanët kanë marrë nën kontroll vendin, tashmë Afganistani është kthyer në një eksod refugjatësh që po përpiqen të largohen.

Në kryeqytet nuk ka më trazira pasi forcat qeveritare dhe Presidenti Ghani është larguar. Por kaotike është situata në aeroportin e Kabulit. Në pamjet e transmetuara nga BBC shfaqen mijëra afganë që po tentojnë të largohen nga vendi.

Ndërkohë sipas AFP, trupat amerikane qëlluan në ajër në aeroportin e Kabulit. “Ndihem shumë i frikësuar këtu. Ata po gjuajnë në ajër,” tha një dëshmitar për AFP.

Mediat  e huaja kanë transmetuar disa video të njerëzve që vrapojnë në pistat e aeroportit dhe përpiqen të largohen.

Bëhet me dije se fluturimeve amerikane që transportojnë staf diplomatik jashtë vendit iu është dhënë përparësi. Kjo situatë ka shkaktuar zemërim dhe ka çuar në më shumë kaos dhe konfuzion.

 

 

 

Pas