Deri tani 102 kandidatë të listës së Partisë Demokratike kanë refuzuar të marrin mandatin e deputetit. Pati dhe nga ata që pranuan, që më pas u cilësuan si “tradhtarë”, ndërsa Ambasada Amerikane mbështeti mbushjen e Parlamentit.
Por, Ibrahim Sako kandidat i qarkut të Elbasanit ftesës së KQZ-së për të marrë mandatin iu përgjigj duke i vendosur flakën.
Ndërkohë në parlament është krijuar opozita e re si dhe dy grupe parlamentare, por Presidenti Ilir Meta nuk e konsideron të pranueshëm zëvendësimin e deputetëve të tërhequr me emrat e kandidatëve në listat e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
“Në vlerësimin dhe në bindjen time institucionale Kuvendi i Shqipërisë ka 82 deputetë të ligjshëm, përfshirë edhe 3 deputetët e opozitës, të cilët nuk pranuan të djegin mandatet sipas vendimit politik të partive përkatëse”, ka thënë kreu i shtetit./ Opinion.al