Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VIDEO/ Kancelari i Austrisë: S’ka siguri dhe as datë kur hapen negociatat me Shqipërinë

2018/05/30 at 2:40 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Kancelari i Austrisë: S’ka siguri dhe as datë kur hapen negociatat me Shqipërinë

Kancelari Sebastian Kurz tha të mërkurën se Austria mbështet fuqishëm integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, por shtoi se nuk mund të jepte një datë të saktë për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Për këtë ai tha se pengesë janë problemet e brendshme me të cilat disa vende të Unionit po përballen.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama në Vienë, kancelari austriak, vendi i të cilit merr presidencën e radhës të BE-së në Korrik, tha: “Nuk mund t’ju jap një përgjigje apo siguri të qartë. Ka disa shtete të BE që për shkak të problemeve të rëndësishme e kanë të vështirë të thonë po, megjithatë ka një dëshirë të fortë në Shqipëri për të kryer reformat dhe ka një mundësi të mirë. Nuk e di se kur mund të merret ky vendim, por mund t’ju them se Shqipëria është në një rrugë të mirë.”

Por pavarësisht se jemi një muaj para vendimit të Këshillit të Europës për hapjen ose jo të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE, tema kryesore e diskutimit mes dy kryeministrave ka qenë rruga e re e emigracionit të paligjshëm që po shfaqet në Ballkan. Refugjatë të paligjshëm, mes të cilëve sirianë dhe pakistanezë, po përdorin tranzit Shqipërinë në rrugën e re nga Turqia e Greqia drejt vendeve perëndimore të BE.

“Me kancelarin kemi diskutuar ekzaktësisht se si do të bashkëpunojmë dhe se çfarë mbështetjeje kërkohet për të qenë të gatshëm t’i përgjigjemi kërkesës legjitime që vjen nga Austria apo Gjermania për të luajtur rolin tonë apo për të marrë përgjegjësinë tonë. Ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë gjë, por pa dyshim që vetëm, siç tregoi edhe 2015, kjo gjë nuk mund të bëhet. Jemi të gatshëm që në këtë bashkëpunim të vendosim të gjitha kapacitetet tona për të garantuar në një anë vendosjen e sigurisë në kufi dhe nga ana tjetër, një trajtim dinjitoz të të gjithë njerëzve. Besoj që kemi planin e duhur për ta parandaluar një rishfaqje të filmit të vitit 2015 që do të ishte dramatik për të gjithë ne”, tha Kryeministri Edi Rama.

Ndërsa Kancelari austriak Sebastian Kurz premtoi mbështetje financiare dhe njerëzore për parandalimin e zgjerimit të kësaj rruge.

“Do ta mbështesim fort Shqipërinë edhe financiarisht, por edhe vendet e tjera që janë në rrugën e re të Ballkanit që ta parandalojmë këtë emigracion ilegal. Dhe gjithashtu do ta mbështesim Shqipërinë edhe në marrëdhënie bilaterale dhe me policë të rinj.”

Rama tha se “kemi një fluks që rritet në mënyrë shqetësuese të emigrantëve të paligjshëm, por që për momentin ka qenë tërësisht i kontrolluar prej nesh. Kemi dakordësi të plotë për një bashkëpunim të ngushtë me Austrinë për të parandaluar çdo lloj rritje të rrezikshme si në 2015.”

Etiketa: kancelari i austrisenegociatasebastian kurzshqiperia

Ju sugjerojmë

Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës
Aktualitet

Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës

14 Shtator, 2025 9:44 pm
Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale
Kryesore

Ministrja Diella, Rama: Me ndihmën e saj, 4000 ligje integrimin për një vit

14 Shtator, 2025 7:53 pm
“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë
Aktualitet

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë

14 Shtator, 2025 7:05 pm
2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë
Kronikë

2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë

14 Shtator, 2025 3:45 pm
Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Rama për protestën në Hagë: Me zemër e mendje jam edhe unë atje

14 Shtator, 2025 3:04 pm
Ish-luftëtari i UÇK: Aktakuzë pa baza për të shkatërruar ata që kanë mbrojtur kombin
Aktualitet

Ish-luftëtari i UÇK: Aktakuzë pa baza për të shkatërruar ata që kanë mbrojtur kombin

14 Shtator, 2025 3:00 pm
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt në Voskopojë
Aktualitet

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt në Voskopojë

14 Shtator, 2025 12:44 pm
Sot protestë në Hagë, qytetarë e veteranë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
Kryesore

Sot protestë në Hagë, qytetarë e veteranë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

14 Shtator, 2025 11:43 am
Policia godet firmat piramidale online, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim
Kronikë

Policia godet firmat piramidale online, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim

14 Shtator, 2025 11:27 am
Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale
Aktualitet

Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale

14 Shtator, 2025 11:24 am
Para
Sherri mes Çiljetës dhe Fifit qenka serioz. Veprimi i fundit na habiti të gjithëve

Sherri mes Çiljetës dhe Fifit qenka serioz. Veprimi i fundit na habiti të gjithëve

Protestuan për largimin e Xhafaj. Procedohen penalisht të rinjtë e FRPD dhe LRI

Protestuan për largimin e Xhafaj. Procedohen penalisht të rinjtë e FRPD dhe LRI

Historia tragjike e 32-vjeçares shqiptare. Pasi humbi gjithë familjen, rrezikon t’i marrin edhe djalin

Historia tragjike e 32-vjeçares shqiptare. Pasi humbi gjithë familjen, rrezikon t’i marrin edhe djalin

TE FUNDIT

Analiza e Politico: Frika më e madhe e Putin vjen nga brenda Rusisë

Moska konfirmon deklaratat e Trump: Një pjesë e konsiderueshme e Ukrainës dëshiron të jetë ruse
14 Shtator, 2025

Të paktën 19 dronë që Rusia dërgoi në hapësirën ajrore polake javën e kaluar në thelb “bartnin” mesazhin e Vladimir...

Lexo më shumë

Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës

Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës
14 Shtator, 2025

Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, u nis me helikopter drejt Tiranës, pasi pësoi infarkt gjatë qëndrimit të tij në...

Lexo më shumë

Ministrja Diella, Rama: Me ndihmën e saj, 4000 ligje integrimin për një vit

Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale
14 Shtator, 2025

Pas jehonës ndërkombëtare, përtej kufijve pyesin kush është Diella. Kryeministri Rama tregoi për Times Radio Politics ministren e parë në...

Lexo më shumë

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë
14 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën masive në mbështetje të UÇK-së dhe kundër Gjykatës Speciale po mbahet në Hagë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com