Bota

Video, Kanada/ Momenti kur  kamioni përplas një grup mjetesh të bllokuara në dëborë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:25 - 25/12/22 |
Opi Nion

Pamjet tronditëse janë kapur nga një kamera e instaluar brenda një kamioni teksa shoferi, në mes të një stuhie të madhe bore, kupton se është gati të përplaset me automjetet e palëvizshme në autostradën 401 në Ontario.

Pamjet janë befasuese, ndërsa nuk dihet se çfarë ka ndodhur saktësisht pas përplasjes.

Sipas dëshmisë së një drejtuesi, në aksident janë përfshirë mbi 50 automjete, ku kamera regjistron kamionë të dëmtuar dhe makina të përmbysura.

Moti i ashpër që ka prekur Kanadanë këto njëzet e katër orët e fundit ka shkaktuar reshje të konsiderueshme bore, temperatura të ulëta dhe erë të fortë. Në të gjithë vendin janë shkaktuar probleme të rënda për shkak të stuhisë së borës

Në të njëjtën kohë, më shumë se 50 persona janë shtruar në spitale të ndryshme në perëndim të Kanadasë, pas një aksidenti automobilistik me një autobus, në një autostradë në British Columbia.

Shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta për momentin. Megjithatë, kjo zonë, 3 orë në lindje të Vankuverit, është goditur nga një stuhi e fortë dëbore ditët e fundit.

Gjithsej 53 persona janë dërguar në tre spitale të ndryshme dhe shërbimet shëndetësore kanë mobilizuar stafin e njësisë së kujdesit intensiv. Autoritetet megjithatë nuk ishin në gjendje të jepnin informacione të mëtejshme për gjendjen e tyre shëndetësore.

Në Ontario, moti i keq nxori nga shinat një tren mallrash të shtunën, duke rezultuar në anulimin e të gjitha shërbimeve të sotme Toronto-Otava dhe Toronto-Montreal. Më herët, rënia e një peme mbi një vagon dhe ndërprerjet e energjisë elektrike shkaktuan vonesa të gjata në shërbimet e trenave. Shumë pasagjerë që donin të udhëtonin nga Otava në Toronto u detyruan të prisnin gati 18 orë dhe disa vendosën të largoheshin me rrugë automobilistike./Opinion.al

🚨#BREAKING: Watch Dashcam Footage Of Major Pileup on the 401 Highway

📌#Ontario l #Canada

Watch incredible Dashcam footage of a Trucker Getting into a Major Pileup on the 401 Highway in London Ontario Canada Reports of over 100 Vehicle have Pileup with multiple victims injured pic.twitter.com/IlsA27blco

— R A W S A L E R T S (@rawsalerts) December 23, 2022

Pas