Është bërë publike video e momentit kur një person ende i paidentifikuar i është afruar banesës së kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukës dhe vendos sasinë e tritolit.
Personi i veshur me xhup me kapuç është kapur nga kamerat e sigurisë rreth orës 22:03. Në momentin që i afrohet banesës së Dukës ai shikon zonën dhe më pas nxjerr nga xhepi lëndën plasëse.
Teksa afrohet para portës ai duket që e ndez lëndën plasëse, e vendos para portës së banesës së kreut të FSHF dhe largohet me vrap.
Në videon e siguruar nga Klan News, shikohet se pas shpërthimit në vendin e ngjarjes mbërrin një patrullë policie. Ndërsa deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar apo shoqëruar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmë.
Vetë kreu i FSHF tha se kishte marrë kërcënime të shumta, madje edhe me jetë./Opinion.al