“Kam vravrë 300 gjermanë!” Kështu mburret një veteran lufte para kamerave ditën e sotme gjatë ceremonisë në varrezat e Dëshmorëve në Shkodër.
“…Për lirinë dhe pavarësinë e Atdheut tonë kundra okupatorëve fashistë italianë dhe nazistëve gjermanë, e të tjerëve që deshën të hanin me një kafshatë Shqipërinë, por nuk e gjetën atë, gjetën vetëm plumbin…se kam vrarë 300 gjermanë unë, kam vrarë Hamit Matjanin me dorën time”,- thotë veterani.
Ky është sigurisht një hiperbolizim, pasi sipas historianëve “numri total i të rënëve të Luftës nga radhët e ushtrisë gjermane është 2400 vetë”.