Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video-“Ka një mesazh për ty”/ Vajza thërret mamanë në emision, e “prezanton” me familjen e të dashurit

2018/03/25 at 9:25 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Video-“Ka një mesazh për ty”/ Vajza thërret mamanë në emision, e “prezanton” me familjen e të dashurit

Në pjesën e dytë të rubrikës “Ka një mesazh për ty” ka ardhur Stelina, një vajzë e re, bukuroshe e cila ka thirrur mamanë e saj Jonidën. Ajo dëshiron t’i japë mamasë së saj një mesazh publikisht, duke i kërkuar njëkohësisht që të kenë një marrëdhënie më të afërt si nënë e bijë dhe të komunikojnë më shumë, gjë që i ka munguar në vitet e fundit.

Stelina: Historia nis në vitin ’97, viti i trazirave. Në atë kohë prindërit e detyruan mamin të linte shkollën, sepse kishin frikë ngaqë vajzat përndiqeshin atëherë. Duke ju përshtatur mentalitetit të asaj kohe, u detyruan ta martonin mamin, ne moshë shumë të re.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç je ti sot?

Stelina: 16. Në moshën që jam unë sot, mami më lindi mua dhe më pas vëllain. Më vonë mami dhe babi im u divorcuan. Pas divorcit mami u mbyll në vetvete, na u përkushtua neve dhe nuk kujdesej fare për veten. Na mundësoi të gjitha gjërat materiale që deshëm sepse ajo donte të mos vuanim për asgjë. Më pas mami u detyrua të largohej në Itali duke menduar më shumë për ne sesa për veten e saj.

Stelina tregon se asaj i ka munguar shumë komunikimi me mamanë e saj dhe ka nevojë që ta shembin “murin” që ata kanë mes tyre.

Stelina tregon se mamaja e saj dëshiron që ajo të ketë prioritet shkollën dhe të fokusohet vetëm aty. Frika më e madhe e mamasë së Stelinës, është që vajza e saj të martohet në moshë të re, prandaj stafi i rubrikës “Ka një mesazh për ty”, ka vendosur t’i bëjë Jonidës një shaka të vogël.

Në studio vijnë një zotëri nga Tropoja me emrin Alban si edhe një djalë me emrin Kevi. Atyre iu është thënë të luajnë rolin e dhëndrit dhe vjehrrit për ta bërë Jonidën të besojë se vajza e saj është në një lidhje serioze.

Jonida mbërrin në studio dhe intuita i thotë që është vajza e saj ajo që e ka thirrur.

Megjithatë, në ekran shfaqet Albani dhe i thotë: Unë mendova të të ftoj si prind, vajza jote dhe djali im po shoqërohen shumë këto gjashtë muaj. Ne jemi nga veriu, kemi tradita të tjera…

Jonida: Kisha shumë besim te Stelina. Nuk doja që gjërat që më ka ndodhur mua të përsëriteshin tek ajo. Prioritet për atë është shkolla dhe të bëhet dikush në jetë.

Shakaja nuk zgjati shumë. Jonida më pas shprehu që i besonte së bijës paçka se kjo shaka e kishte bërë të dyshonte pak.

Mesazhi i Stelinës për të ëmën në studio: Unë nuk të kam thirrur këtu për këtë pjesë sepse kjo gjë do të ndodhë shumë më vonë. Unë nuk kam ardhur për vete por për ty, për të dyja. Do doja që murin që kemi në mes ta shembnim dhe ta merrje jetën tënde më me pozitivitet.

Dua që të nisësh jetën tënde pa menduar shumë për të tjerët.

Stelina madje i thotë mamasë së saj se ajo është e lirë të gjejë dikë dhe të ndërtojë jetën e saj.

Një pyetje e tillë vjen edhe nga Ardit Gjebra për Jonidën.

Jonida: Nuk e kam menduar asnjëherë. Unë e kam jetën të mbushur plot.

Kam dy yje që ma mbushin jetën. Falëndëroj Zotin çdo ditë që i kam. Dhe në momentet më të vështira janë ata që mua më ngrenë moralin. Ata janë gjithçka për mua.

Mesazhi përmbyllet me premtimin e Jonidës për të qenë më pranë të bijës dhe për të zhvilluar më shumë komunikimin mes tyre.

Etiketa: ardit gjebreaka nje mesazh per ty

Ju sugjerojmë

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
Aktualitet

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

12 Tetor, 2025 2:30 pm
Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit
Aktualitet

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

12 Tetor, 2025 12:48 pm
Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze
Kronikë

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze

12 Tetor, 2025 12:17 pm
Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë
Kryesore

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë

12 Tetor, 2025 11:21 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Kryesore

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

12 Tetor, 2025 10:53 am
Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  
Aktualitet

Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  

12 Tetor, 2025 10:10 am
Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave

12 Tetor, 2025 10:01 am
Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin
Kryesore

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin

12 Tetor, 2025 12:41 am
Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet
Kryesore

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet

12 Tetor, 2025 12:24 am
Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë
Sport

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë

12 Tetor, 2025 12:18 am
Para
Video-“Shihemi në gjyq”/ Dikur shumë miq, fqinji i ndërton tualetin te dritarja e banesës

Video-"Shihemi në gjyq"/ Dikur shumë miq, fqinji i ndërton tualetin te dritarja e banesës

Vdesin 20 vetë midis tyre dhe fëmijë, zjarr i madh në kinemanë e Qendrës Tregtare

Vdesin 20 vetë midis tyre dhe fëmijë, zjarr i madh në kinemanë e Qendrës Tregtare

E fundit/ Pallati hidhet në erë, shpërthim i fuqishëm tritoli brenda në qytet

E fundit/ Pallati hidhet në erë, shpërthim i fuqishëm tritoli brenda në qytet

TE FUNDIT

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
12 Tetor, 2025

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është pyetur nga mediat lidhur me humbjen e ndeshjes ndaj Shqipërisë. Por ai i është...

Lexo më shumë

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit
12 Tetor, 2025

Lëvizja e qyetarëve me monopatina elektrike do të jetë e ndaluar nga dita e hënë, 13 Tetor. Lajmi është bërë...

Lexo më shumë

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze
12 Tetor, 2025

Dy shtetase kineze jane arrestuar nga policia për ushtrim prostitucioni, në qytetin e Durrësit. Bëhet me dije se në lagjen...

Lexo më shumë

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë
12 Tetor, 2025

Gazetari Blendi Fevziu, I cili ka ndjekur nga stadiumi i Leskovacit ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, ka ndarë në rrjetet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com