Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video-“Ka një mesazh për ty”/ Burrelsja kokëfortë i kërkon falje burrit: Nuk do të shkoj më në festa

2018/02/18 at 10:00 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Video-“Ka një mesazh për ty”/ Burrelsja kokëfortë i kërkon falje burrit: Nuk do të shkoj më në festa

Arjeta nga Burreli ishte sot në studion e “Ka një mesazh për ty” për t’i kërkuar falje bashkëshortit, me të cilin ajo thotë është treguar shumë kokëfortë.

Ja historia e tyre:

Arjeta: Unë quhem Arjeta, jam nga Burreli, jetoj në Tiranë. Punoj te një fabrikë këpucësh, përgjegjëse. Në vitin 2013, unë u fejova. Në atë kohë bashkëshorti im nuk ishte këtu kur u fejova.

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin gjysma jote?

Arjeta: Arjan. Arjanin e njoha nëpërmjet një adrese Facebook-u. Isha në gjimnaz, hapa një adresë Facebook-u, ky më njihte, por unë nuk e njihja fare. Më kishte parë nga djali i hallës dhe vëllai sepse e kishin shok. Mbas ca kohësh që ne flisnim në Facebook dhe po njiheshim, mua më zbuloi vëllai, që unë flisja me dikë. Ai i tha familjes dhe unë kisha frikë për atë çfarë do ndodhte, duke qenë se nuk isha as në moshën e duhur për të pasur një lidhje.

I thashë Arianit që e ka marrë vesh vëllai dhe babai. Ai më tha: Mos u bëj merak sepse unë do të të dërgoj njerëzit e mi në shtëpi. Erdhën prindërit e Arianit në shtëpinë time, dhe aty u pi kafja. Ata sollën një unazë. Ariani nuk ishte këtu, ai ishte në Zvicër.

Mbas dy ditësh që unë shkova te familja e tij, Ariani erdhi nga Zvicra.

Ardit Gjebrea: Cili ishte kontakti i parë me Arianin?

Arjeta: Ka qenë paksa i çuditshëm për mua. Kur erdhi, erdhi në katër të mëngjesit, vjehrra erdhi më thirri, zgjohu se ka ardh Ariani. Mua po më dilte zemra vendit. Kur e kam takuar, e kam takuar te dhoma, kemi shkëmbyer një përqafim shumë të ngrohtë. Ariani nuk u kthye përsëri në Zvicër, filluam planet për martesë. Më 25 qershor të vitit 2017, u martuam.

Pas martese unë isha shumë këmbëngulëse, doja të shkoja nëpër festat e punës. Para një jave ne patëm një grindje. Unë doja të shkoja te prindërit e mi, por Ariani kishte plane të tjera për atë ditë. Megjithatë unë vazhdova të këmbëngulja me atë timen. Kjo u bë shkak që ai të merrte babain tim në telefon dhe ta thirrte në shtëpi. Po bisedonin për mua, Ariani, babai im dhe vjehrri. Të nësermen unë shkova te shtëpia e prindërve të mi ku ndenja tre ditë. Pas tre ditësh, më thirri vjehrri me dijeninë e Arianit. Ishtë dita e Shën Valentinit. Por nuk e festuam bashkë. Ai kishte dalë me shokët për darkë.

Sot e kam thirrur t’i kërkoj falje për këmbënguljen time të tepërt, për kokëfortësinë time. Dhe t’i premtoj atij që nuk do jem më kaq kokëfortë.

Stafi i së dielës shqiptare i bën ftesën Arianit dhe ai vjen në studio. Në ekranin e murit ndarës, shfaqet Arjeta e cila pret me shumë emocion t’i përcjellë atij mesazhin.

Arjeta: Arian të kam thirrur sot këtu, për të të thënë që s’do jem më ajo Arjeta kokëfortë. Të premtoj që do jem ajo Arjeta që të kuptoj kur ti të më shpjegosh diçka, dhe do të të them “ke të drejtë”. Jeta është e gjatë dhe dua që ta kalojmë bashkë. Dua që në çdo moment të jetës të jemi të dy.

Ariani: Shpresoj t’i mbash këto fjalë.

Mes të qeshurash dhe emocionesh Arjeta dhe Ariani i premtojnë njëri tjetrit se do të rregullojnë të metat e tyre dhe do përpiqen të japin gjithmonë maksimumin që martesa e tyre të jetë gjithmonë e lumtur.

Etiketa: ardit gjebreaka nje mesazh per ty

Ju sugjerojmë

Vdekja e Navalnyt, Biden: SHBA po shqyrton sanksione shtesë kundër Rusisë
Bota

Donald Trump heq foton e Biden nga Shtëpia e Bardhë

25 Shtator, 2025 7:38 pm
Zëdhënësja e PL ironizon Silva Cakën: Paska aplikuar në “Shkollën” e Korrupsionit
Politikë

Zëdhënësja e PL ironizon Silva Cakën: Paska aplikuar në “Shkollën” e Korrupsionit

25 Shtator, 2025 6:51 pm
Italia dhe Spanja, anije ushtarake për të mbrojtur ndihmat në Gaza
Bota

Italia dhe Spanja, anije ushtarake për të mbrojtur ndihmat në Gaza

25 Shtator, 2025 6:42 pm
Ndërron jetë nga virusi fëmija 5 vjeç në Greqi
Rajoni

Ndërron jetë nga virusi fëmija 5 vjeç në Greqi

25 Shtator, 2025 6:26 pm
VIDEO/ Ish-presidenti i Francës u dënua me 5 vite burg, bashkëshortja sulmon median
Bota

VIDEO/ Ish-presidenti i Francës u dënua me 5 vite burg, bashkëshortja sulmon median

25 Shtator, 2025 5:26 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Durrës/ Përplasi me makinë një 55-vjeçar, dyshohet se donte ta vriste

25 Shtator, 2025 4:47 pm
“Ekspertët kinezë ndihmuan Rusinë të testojë dhe ndërtojë dronë luftarakë”
Bota

“Ekspertët kinezë ndihmuan Rusinë të testojë dhe ndërtojë dronë luftarakë”

25 Shtator, 2025 4:26 pm
Pronat u shtrenjtuan me 42%, çmimet më të larta në Tiranë
Aktualitet

Pronat u shtrenjtuan me 42%, çmimet më të larta në Tiranë

25 Shtator, 2025 4:04 pm
Mori fonde nga Gadafi, ish-presidenti i Francës dënohet me 5 vite burg
Bota

Mori fonde nga Gadafi, ish-presidenti i Francës dënohet me 5 vite burg

25 Shtator, 2025 3:38 pm
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit për pafajësi
Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit për pafajësi

25 Shtator, 2025 3:24 pm
Para
E habitshme/ Trajneri i Anglisë kërkon të marrë në Botëror një xhamajkan, ja kush është

E habitshme/ Trajneri i Anglisë kërkon të marrë në Botëror një xhamajkan, ja kush është

Fotolajm/ A është kjo kosovarja më e bukur në radhët e Forcave të Sigurisë së Kosovës?!

Fotolajm/ A është kjo kosovarja më e bukur në radhët e Forcave të Sigurisë së Kosovës?!

Moderatorja e “Boom” i dërgoi burrit 118 mesazhesh brenda ditës, ja çfarë i shkroi në mesazhin e fundit

Moderatorja e "Boom" i dërgoi burrit 118 mesazhesh brenda ditës, ja çfarë i shkroi në mesazhin e fundit

TE FUNDIT

Donald Trump heq foton e Biden nga Shtëpia e Bardhë

Vdekja e Navalnyt, Biden: SHBA po shqyrton sanksione shtesë kundër Rusisë
25 Shtator, 2025

Portreti i Joe Biden nuk është më në Shtëpinë e Bardhë! Presidenti Donald Trump duket se ka bërë sërish ndryshime...

Lexo më shumë

Zëdhënësja e PL ironizon Silva Cakën: Paska aplikuar në “Shkollën” e Korrupsionit

Zëdhënësja e PL ironizon Silva Cakën: Paska aplikuar në “Shkollën” e Korrupsionit
25 Shtator, 2025

I papritur ishte emërimi i ish-deputetes së LSI, Silva Caka në postin e zëvendësministres së Brendshme nga kryeministri Edi Rama....

Lexo më shumë

Italia dhe Spanja, anije ushtarake për të mbrojtur ndihmat në Gaza

Italia dhe Spanja, anije ushtarake për të mbrojtur ndihmat në Gaza
25 Shtator, 2025

Italia dhe Spanja kanë vendosur anije ushtarake për të mbështetur një flotilje ndërkombëtare ndihmash që u sulmua me dronë ndërsa...

Lexo më shumë

Ndërron jetë nga virusi fëmija 5 vjeç në Greqi

Ndërron jetë nga virusi fëmija 5 vjeç në Greqi
25 Shtator, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lidoriki të Greqisë ku një fëmijë vetëm 5 vjeç ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com