Aktorin turk Kıvanç Tatlıtuğ, publiku shqiptar e mban mend për rolin tepër popullor të Mehemetit në telenovelën “Gymysh”, e transmetuar në Televizionin Klan.
Aktori u bë aq popullor sa fitoi simpatinë e shumë vajzave shqiptare.
Por tashmë, pas një lidhjeje më shumë se 2-vjeçare me stilisten Başak Dizer, aktori i ka dhënë fund beqarisë.
Në një ceremoni romantike në qytetin e dashurisë, të premten në mbrëmje e gjithë vëmendja e mediave turke është transferuar në Paris.
Ambasada turke në kryeqytetin francez, e dekoruar si asnjëherë tjetër, ka mirëpritur të afërm dhe miq të ngushtë të çiftit.
Rreth 45 të ftuar kanë qenë të pranishëm në ceremoninë e mbajtur në Ambasadë, një pjesë e të cilëve kanë shpërndarë disa nga momentet më të mira të mbrëmjes në profilet e tyre sociale.
Mësohet se fundjavën çifti do ta kalojë në Paris, bashkë me të gjithë miqtë, ndërsa të hënën do të kthehen në Turqi. Darka e dasmës është mbajtur në “Shangri-La Hotel”, një nga hotelet më të shtrenjta në Paris me pamje nga Kulla Eifel.
Çmimi i qëndrimit të tyre deri të dielën në mbrëmje mësohet të shkojë më shumë se 15 mijë euro.