Bota

Video/ Joe Biden rrëzohet sërish, kësaj radhe nga biçikleta



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:47 - 18/06/22 |
Opi Nion

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është rrëzuar nga biçikleta, në praninë e shumë mediave.

“Jam mirë. Nuk po hiqja dot këmbët nga pedaled, prandaj u rrëzova”, u tha Biden gazetarëve, të cilët ishin dëshmitarë të incidentit që ndodhi pranë shtëpisë së plazhit të tij, në Delaware.

79-vjeçari qëndroi rreth 10 sekonda në tokë, ndërkohë që agjentët sekretë nxituan për ta ndihmuar që të ngrihej sërish.

Para disa ditësh, Joe Biden u pengua në shkallët e avionit Air Force One gjatë ngjitjes, diçka që ndodhi edhe një vit më parë, ku u pengua plot 3 herë duke i ngjitur këto shkallë.

Pas