Ky mund të quhet një nga lajmet më befasuese të ditëve të fundit.
Jennifer Lopez dhe Marc Anthony kanë qenë në lidhje deri në vitin 2014 për një periudhë dhjetëvjeçare, ndërsa tani që të dy janë beqar duket se po afrohen sërish me njëri-tjetrin.
Performanca e tyre mbrëmjen e djeshme në Latin Grammy Awards 2016 ka mrekulluar gjithë audiencën, pas skenës jo të zakontë që kanë bërë.
J.Lo ka zgjedhur pikërisht ish-bashkëshortin e saj për t’iu rikthyer këngëve në gjuhën latine dhe nga ky bashkëpunim me siguri ka pasur shumë të kënaqur.
Të pranishmit në event janë befasuar në momentin kur dy ish-të dashuruarit kanë shkëmbyer një puthje pasiononte, para publikut.
Vlen të theksohet se çifti prej martesës kanë dy binjakë.
https://www.youtube.com/watch?v=dizxMG7BRwY