Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/“Janë qëlluar 2 plumba”,Koka shpjegon momentin e vrasjes së Rashës  

2020/12/15 at 11:15 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/“Janë qëlluar 2 plumba”,Koka shpjegon momentin e vrasjes së Rashës  

Gazetari Spartak Koka ka sjellë një shpjegim më të qartë të videos në të cilen shihet momenti, kur efektivi Nevaldo Hajdaraj qëlloi mbi 25-vjeçarin Klodian Rasha.

Referuar videos eksluzive që ka siguruar, Koka tha se nuk rezulton të ketë patur një përleshje fizike mes të riut dhe efektivit të policisë. Nga ana tjetër, ai shprehet se mbetet ende e paqartë të kuptohet nga se janë shkaktuar hematomat në kokë dhe në fytyrën e të riut.

Në video shihet gjithashtu edhe momenti kur efektivi qëllon mbi 25 vjeçarin dhe sikurse ka shpjeguar Koka nga arma është qëlluar 2 herë.

Gjithashtu Koka ka saktësuar se pistoleta e gjetur ka qenë në krahun tjetër të rrugës. “Pistoleta është gjetur në anën tjetër të rrugës, në rrugën “At Zef Valentini”. Të paktën për herë të parë sot, prokuroria saktësoi ku ishte gjetur pistoleta”, tha Koka.

Shpjegimi i Spartak Kokës

Ora është 1:10:26 sekonda. Ky është momenti kur Klodian Rasha shfaqet i mbështetur tek një pemë në rrugën “Dritan Hoxha”, rreth 50-60 metër larg shtëpisë.

Pak sekonda më vonë pranë tij kalojnë dy vajza, në drejtim të rrugës së Zogut të Zi. Kalojnë qetësisht pranë Klodian Rashës dhe ai nuk lëviz.

Ora 1:11:27 sekonda. Vjen një makinë private që i është bërë me drita për të ndaluar nga policia. Në këtë moment Klodian Rasha fillon dhe lëviz për t’u larguar në drejtim të kangjellave për të dalë nga krahu tjetër i rrugës.

1:11:39 Nevaldo Hajdaraj del nga automjeti. Është këtu Hajdaraj dhe nga krahu tjetër është polici me inicialet E.Gj.

Ndërkohë që polici tjetër ka qëndruar për pak sekonda në këtë rrugë dhe më pas ka dalë në krahun tjetër, ku është fiksuar nga kamera tjetër e sigurisë.

Këtu jemi në krahun tjetër të rrugës dhe kontatohen dy punonjësit e policisë dhe dyshohet të kenë lëvizur pranë ish-drejtorisë së Doganave.
Rreth orës 1:13 shfaqen sërish duke lëvizur. Klodian Rasha dhe punonjësi i policisë i cili e ndjek, duke tentuar ta kapim.

Ky është moment tjetër, ku është e shtëna e parë. Ka një si shkëndijë. Të paktën nga kamera kjoo është e shtëna e parë.

Janë dy të shtëna, të dytën s’e dallojmë se kur futet Klodian Rasha në këtë pjesë.

Në 1:14: 35 sekonda dallohet në rrugicë Nevlado Hajdaraj. Me sa duket ka përfunduar në këtë moment. 35 sekonda më vonë shfaqet në rrugicë polici tjetër me inicialet E.Gj, i cili ka ardhur nga krahu tjetër i rrugës./Opinion.al

Etiketa: opinionspartak kokavideoja e vrasjes se te riut

Ju sugjerojmë

Gjyqi në Hagë/ Prokuroria kërkon 45 vite burg për 4 ish-krerët e UÇK-së
Kryesore

Gjyqi në Hagë/ Prokuroria kërkon 45 vite burg për 4 ish-krerët e UÇK-së

9 Shkurt, 2026 10:57 am
Protesta për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës
Aktualitet

Protesta për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës

9 Shkurt, 2026 10:48 am
Sa i rëndësishëm është Irani për luftën e Rusisë në Ukrainë?
Bota

Sa i rëndësishëm është Irani për luftën e Rusisë në Ukrainë?

9 Shkurt, 2026 10:31 am
Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë
Aktualitet

Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë

9 Shkurt, 2026 9:01 am
Rusia: Polonia është e përfshirë në atentatin ndaj gjeneralit Vladimir Alekseyev
Bota

Rusia: Polonia është e përfshirë në atentatin ndaj gjeneralit Vladimir Alekseyev

9 Shkurt, 2026 8:53 am
Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir
Bota

Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir

9 Shkurt, 2026 8:30 am
Pse Elon Musk planifikon të lëshojë 1 milion satelitë në orbitë?
Bota

Pse Elon Musk planifikon të lëshojë 1 milion satelitë në orbitë?

9 Shkurt, 2026 8:25 am
Parashikimi i motit, 9 shkurt 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit, 9 shkurt 2026

9 Shkurt, 2026 8:23 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 9 shkurt 2026

9 Shkurt, 2026 8:15 am
Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
Bota

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

8 Shkurt, 2026 10:41 pm
Para
Protesta për Rashën/ Avokati i Popullit: Janë shoqëruar fëmijë 12-vjeç

Protesta për Rashën/ Avokati i Popullit: Janë shoqëruar fëmijë 12-vjeç

Horoskopi, 23 qershor 2019

Horoskopi, 16 dhjetor 2020

Parashikimi i motit, 16 dhjetor 2019

Parashikimi i motit, 16 dhjetor 2020

TE FUNDIT

Gjyqi në Hagë/ Prokuroria kërkon 45 vite burg për 4 ish-krerët e UÇK-së

Gjyqi në Hagë/ Prokuroria kërkon 45 vite burg për 4 ish-krerët e UÇK-së
9 Shkurt, 2026

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka nisur faza përfundimtare për rastin gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri...

Lexo më shumë

Protesta për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës

Protesta për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës
9 Shkurt, 2026

Banorët e Rrjollit janë zhvendosur këtë të hënë duke protestuar përpara Prokurorisë së Shkodrës. Ata kërkojnë nga drejtësia që të...

Lexo më shumë

Sa i rëndësishëm është Irani për luftën e Rusisë në Ukrainë?

Sa i rëndësishëm është Irani për luftën e Rusisë në Ukrainë?
9 Shkurt, 2026

Irani ka qenë një furnizues i rëndësishëm i pajisjeve ushtarake për Rusinë në vitet e fundit, veçanërisht nga momenti kur...

Lexo më shumë

Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë

Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë
9 Shkurt, 2026

Kryeministri Rama, ka ndarë në Facebook pamje nga Xhamia e Ballies në zemër të Elbasanit, tashmë e rikonstruktuar dhe e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com