Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ “Jam Frani nga Lezha, e dua shumë”, gruaja shokohet kur…

2019/11/24 at 3:36 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Video/ “Jam Frani nga Lezha, e dua shumë”, gruaja shokohet kur…

Kudreti është martuar përpara 30 vitesh me bashkëshorten e tij. Në rubrikë e “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ai ka treguar sesi janë njohur qëkur ishin shumë të rinj, kur Kudreti ishte ushtar dhe Silvana dilte për të kullotur qengjin e saj.


Ata sot kanë tre fëmijë dhe një martesë të lumtur, por për shkak të natyrës së drejtpërdrejtë të Kudretit, shakave të tij, Silvana bëhet xheloze. Kudreti ka treguar dhe një tatuazh me fytyrën e Silvanës në sup, veprim ky që jo shumë njerëz e bëjnë.

Nëpërmjet një loje paksa të “sikletshme”, Kudreti i ka treguar edhe njëherë se dashuria mes tij dhe bashkëshortes është njëlloj si ditën e parë. Ai është transformuar me zë dhe figurë në studion e “Ka një mesazh për ty” në televizionin Klan duke u paraqitur si Frani nga Lezha, një fans i Silvanës që gjoja e kishte “studiuar” prej vitesh.

Kudret: Kam ardhur këtu për të ndarë, për të treguar një histori të jetës sime, si jam njohur… t’i bëj një surprizë bashkëshortes sime. Unë kam qenë ushtar në ’88 në Sarandë. Bashkëshortja ime që quhet Silvana kishte një qengj, nuk e di si i thonë këta?

Ardit Gjebrea: Qengj i themi edhe ne.

Kudret: Edhe dilte e kulloste, ishte në shkollë, dilte e kulloste. Reparti ushtarak ishte diku aty afër. I dal para, si e thua ti atë, dashuri me shikim të parë?

Ardit Gjebrea: Se them unë e thotë gjithë bota.

Kudret: Nejse! Pas një jave më pranon.

Ardit Gjebrea: Sa vjet ishte Silvana?

Kudret: Ishte diku 17 vjeçe..

Ardit Gjebrea: E vogël fare..

Kudret: E vogël..

Ardit Gjebrea: Po ti sa vjeç?

Kudret: Unë isha 23.

Ardit Gjebrea: Fiks diferenca e duhur..

Kudret: Pas një jave më thotë drejtohu në shtëpi..

Ardit Gjebrea: Çfarë i thoje ti?

Kudret: I propozova..

Ardit Gjebrea: Si i propozove?

Kudret: Unë i propozova i thashë..

Ardit Gjebrea: Më pëlqen qengji yt, apo jo?

Kudret: Po…. I propozova, i thashë që të dua. Më tha, jo ti je ushtar, s’kam besim, hajde në shtëpi…

Ardit Gjebrea: Po ti ku e njihje atë?

Kudret: Po unë kisha kohë që e ndiqja.. Po larg e larg. Pasi biem dakord më thotë drejtohu në familje, sepse unë s’kam besim tek ty.. Drejtohem në familje, kam vjehrrin shumë të mrekullueshëm, edhe vjehrrën, vjehrri është edhe shakaxhi..

Ardit Gjebrea: Po ti që në fillim the po erdha, apo kishe ndonjë mëdyshje?

Kudret: Jo, unë u sorollata njëçik siç e ka çdo mashkull, jo do vij sot, jo do vij nesër. Po nuk vija se na qethnin kokën zero atëhere dhe më vinte si për turp, m’u rrit pak floku pastaj vajta.. Babin me vete dhe në Sarandë, na pritën si mrekulli. E lamë do vinin ata më poshtë. S’kaluan 2 muaj, e marr e rrëmbej..

Ardit Gjebrea: Me pëlqimin e saj sigurisht?

Kudret: Patjetër që me pëlqimin e saj.

Ardit Gjebrea: E çove në shtëpi?

Kudret: E marr e çoj në shtëpi, vjehrri, vjehrra nuk dinin gjë, i la në gjumë.

Ardit Gjebrea: Pse e rrëmbeve ti? Kishe pritur sa të zgjoheshin edhe…

Kudret: Jo, jo e mora kështu unë… Qe fundi i ushtrisë, u prish shteti atëhere dhe s’vete ushtar unë, se më pëlqeu nusja mua.

Ardit Gjebrea: Normal!

Kudret: Rri pak kohë unë, e marr nusen dhe iki në Sarandë. Pas ca kohe marr një makinë unë dhe me ndonjë pasagjer kështu tek-tuk…

Ardit Gjebrea: Po Benzi ç’tu kujtua?

Kudret: Në Benz marr një zonjë…

Ardit Gjebrea: Aaaa.

Kudret: Një grua të nderuar, të respetuar, kur shkoj në shtëpi më thotë: Ç’e kishe atë ti? Një pasagjere i thashë unë.. Pse punon taksisit ti? Tasksist punoj i thashë, por e mora nga këtu e lashë Sarandë… Mos të shoh të marrësh grua në makinë. Po dale moj.. se sevap bëra nuk i mora lekë…. Mirë, s’do ti, s’do… Po unë i bëj shumë surpriza asaj Ardit…  Nuk e di si do më gjykojë publiku, Ardit, por çfarë ka kjo tokë, unë ja blej asaj.

Ardit Gjebrea: Ti e do pafund Silvanën?

Kudret: Unë e dua shumë Ardit..

Ardit Gjebrea: Është e vërtetë që ke bërë një tatuazh?

Kudret: Unë kam bërë një tatuazh, do jenë të rrallë burrat që bëjnë gruan tatuazh… Ku bëra tatuazhin , nuk i kisha thënë.. Më thoshte ç’ke ne ti ke nja dy ditë fle me bluzë? I them s’jam mirë… Ma shikon djali tatuazhin dhe e merr në telefon dhe i thotë: Shiko burrin se çfarë të ka bërë në krah… Vjen nga puna, rrinte më shikonte dhe më thotë: Ti je i marrë.. Si e bëre? E bëra i thashë, që dhe kur të vdes, të iki i ngopur nga kjo dynja dhe me tatuazhin në krah… Unë herë pas here e ngacmoj në telefon me numër të fshehtë..

Ardit Gjebrea: Jo ore..

Kudret: Por gjithmonë për shaka.. Njëherë më kuptoi, mirë tha se ta tregoj unë kur të vij në shtëpi… Erdhi në shtëpi, i hodha dorën në qafë unë, u zbut shpejt.. Si natyrë është e egër, por unë e zbus shpejt…E kam sjellë këtu, që mos mërzitet me mua, se ndonjëherë unë bëj edhe shaka të tepruara..

Edhe këtë herë, Kudreti e suprizoi bashkëshorten e tij. Për shkak se ai është maskuar, zonja Silvana nuk arrin ta njohë bashkëshortin e saj, kur i shfaqet në ekran. Insistimit të Ardit Gjebreas që t’a dëgjonte mesazhin e zotërisë që kishte matanë murit të studios, Silvana i është përgjigjur vazhdimisht me refuzim duke deklaruar se “nuk e njoh atë person”.

Silvana: Nuk e di kush është, nuk e njoh.

Ardit Gjebrea: Je e sigurt?

Silvana: Mos më ka bërë ndonjë lojë burri këtu? Nuk e di, nuk e di…

Ardit Gjebrea: Do ta dëgjosh çfarë mesazhi ka?

Silvana: Kur nuk e njoh, pse duhet ta dëgjoj unë atë…

Ardit Gjebrea: Po ai i ziu ka ardhur deri këtu, ta lëmë të flasi..

Kudret: Le të flasi…

Kudret: Mirdita zonjë, si ke qenë? Unë jam Frani nga Lezha…

Silvana: Ka mundësi ta ndërpresësh, nuk e njoh fare këtë person..

Ardit Gjebrea: Po ja të flasi…

Kudret: Ardit unë e di që është grua e martuar.

Ardit Gjebrea: Është e martuar, ka fëmijë!

Kudret: Unë e dua shumë!

Silvana: Perëndi, O Zot!

Kudret: E kam marrë dhe me numër të fshehtë, por se kam bezdisur.. S’dua t’i prish familjen por…

Silvana: Ardit, të lutem nuk..

Ardit Gjebrea: Ja ta dëgjojmë deri në fund..Mos ki merak, nuk është agresiv.

Kudret: Por e kam sjellë deri këtu, për ta bërë publike, që unë e respektoj, e dua shumë. I kam vajtur dhe tek puna..

Ardit Gjebrea: Sa vite ke që ke këtë ndjenjë, për zonjën Silvana?

Kudret: Unë kam goxha vite..

Silvana: O zot i madh, ka mundësi ta mbyllësh nuk e njoh fare këtë person?

Ardit Gjebrea: Atëherë dëgjoje me zërin e tij të vërtetë, ndoshta i njeh zërin?

Silvana: Ky është burri im 100%..

Kudret: Silvana, ngrije kokën lart se unë të kam sjellë këtu, të të them mos u mërzit me mua se ti nuk e ke idenë sa shumë të dua unë. Të bëj thirje që dhe kur flas ndonjëherë unë, kaloje me sportivitet dhe mos i merr gjërat ashtu siç i merr ti… /Burimi Tv Klan/

Etiketa: ardit gjebreae diela shqiptare


Ju sugjerojmë

Një shefe në Kuçovë, emërohen drejtuesit e rinj të 9 komisariateve në vend
Aktualitet

Një shefe në Kuçovë, emërohen drejtuesit e rinj të 9 komisariateve në vend

12 Korrik, 2025 11:22 am
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve/MM: 5 vatra aktive nga 21 të identifikuara. Ja bashkitë e prekura

12 Korrik, 2025 11:12 am
Trump dhe Osmani flasin për kërcënime nga Serbia, Qeveria hesht
Rajoni

Trump dhe Osmani flasin për kërcënime nga Serbia, Qeveria hesht

12 Korrik, 2025 11:07 am
Ankesat ndaj AKU/ Denaj pezullon inspektimet: Komision vlerësimi për inspektorët…
Aktualitet

Ankesat ndaj AKU/ Denaj pezullon inspektimet: Komision vlerësimi për inspektorët…

12 Korrik, 2025 10:43 am
(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut
Aktualitet

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut

12 Korrik, 2025 10:09 am
Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..
Aktualitet

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..

12 Korrik, 2025 9:52 am
“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet
Aktualitet

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet

12 Korrik, 2025 9:37 am
EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori
Sport

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori

12 Korrik, 2025 9:21 am
A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?
Bota

A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?

12 Korrik, 2025 9:16 am
OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë
Bota

OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë

12 Korrik, 2025 9:13 am
Para
“Shengeni Ballkanik”/ Rama: Kosova u vetëpërjashtua

Rama: Nesër prezantojmë AntiKÇK,do shkatërrojë themelin e foleve të krimit

Presidenca reagon pas deklaratës së Palokës: Meta është ushtari i parë…

Tubim ditën e Rinisë, Presidenca: Nuk ndalemi deri në referendum

Rama i tha “i çmendur”, zëdhënësi i Metës: KM ka partner Xibrakën dhe…

Rama i tha “i çmendur”, zëdhënësi i Metës: KM ka partner Xibrakën dhe...
















TE FUNDIT

Një shefe në Kuçovë, emërohen drejtuesit e rinj të 9 komisariateve në vend

Një shefe në Kuçovë, emërohen drejtuesit e rinj të 9 komisariateve në vend
12 Korrik, 2025

Komisariatin e Policisë së Kuçovës do ta drejtojë një grua. Edjona Dano, e vetmja grua që garoi, u kualifikua si...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve/MM: 5 vatra aktive nga 21 të identifikuara. Ja bashkitë e prekura

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
12 Korrik, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri në disa bashki të vendit, prej të cilave 5 mbeten...

Lexo më shumë

Trump dhe Osmani flasin për kërcënime nga Serbia, Qeveria hesht

Trump dhe Osmani flasin për kërcënime nga Serbia, Qeveria hesht
12 Korrik, 2025

Derisa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald Trump, “ka parandaluar së...

Lexo më shumë

Ankesat ndaj AKU/ Denaj pezullon inspektimet: Komision vlerësimi për inspektorët…

Ankesat ndaj AKU/ Denaj pezullon inspektimet: Komision vlerësimi për inspektorët…
12 Korrik, 2025

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka njoftuar një vendim të rëndësishëm për pezullimin e përkohshëm të aktiviteteve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com