Kronikë

Video/ “Jam efektiv i Forcave Komando”, kapet shpërndarësi i kanabisit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:29 - 28/01/22 |
Opi Nion

Një 29-vjeçar që posedonte doza me lëndë narkotike cannabis sativa është vënë në pranga nga policia. I riu me inicialet E. K., banues në Tiranë u ndalua nga efektivët në aksin Kakavijë-Gjirokastër, në afërsi të fshatit Dervician, ku gjatë kontrollit fizik iu gjetën doza me kanabis, gati për shpërndarje.

Në momentin e ndalimit ai iu prezantua policisë si efektiv i Forcave Komando Tiranë, por pas verifikimeve të kryera rezultoi se ky shtetas nuk është pjesë e këtyre Forcave. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike cannabis sativa, 1 dokument identifikimi i Forcave Komando, 1 automjet dhe 1 aparat celular.

E. K., tashmë akuzohet për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Përvetësim i titullit apo i detyrës shtetërore”.

Pas