Bota

Video/“Jackie je këtu?”, Biden thërret kongresmenen që vdiq një muaj më parë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:13 - 29/09/22 |
Opi Nion

Gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Joe Biden ka kërkuar kongresmenen republikane, Jackie Walorski, e cila vdiq së fundmi në një aksident me makinë, duke iu drejtuar asaj sikur të ishte gjallë.

Në konferencë Biden po fliste në lidhje me “Urinë, të ushqyerit dhe shëndetin”, ku administrata Biden premtoi 8 miliardë dollarë në një përpjekje për t’i dhënë fund urisë dhe për të ulur sëmundjet e lidhura me dietën deri në vitin 2030.

Sakaq, në fund të fjalës së tij, Biden po falënderonte ligjvënësit e përfshirë në këtë çështje kur përmendi të ndjerën Jackie Walorski.

“Dua t’ju falënderoj të gjithë ju këtu, duke përfshirë zyrtarët dypartiakë, të zgjedhur si përfaqësuesi i qeverisë Sen. Braun, Sen. Booker, Përfaqësuesja Jackie, jeni këtu? Ku është Jackie?”, tha Biden.

Mediat e huaja shkruajnë se presidenti Biden vazhdoi të pyeste për Jackie duke i lënë gazetarët e pranishëm në konferencë të habitur.

Vetëm pak minuta më vonë, Biden u kujtua se Walroski ka vdekur ndërsa tha: Unë mendoj se ajo do të ishte këtu për të ndihmuar që kjo të bëhet realitet.

Ndërkohë, më vonë sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, u bombardua me pyetje mbi gafën që bëri presidenti Biden gjatë konferencës.

Biden “po e pranonte punën e saj të jashtëzakonshme”, tha Jean-Pierre, duke shtuar se udhëheqësi amerikan kishte planifikuar tashmë të mirëpresë familjen e kongresmenes në Shtëpinë e Bardhë për nënshkrimin e një projektligji të premten, raporton agjencia e lajmeve AP.

“Ajo ishte në mendimet e tij,” shtoi ajo.

Walorski dhe dy nga ndihmësit e saj ndërruan jetë në një aksident automobilistik më 3 gusht. Ajo filloi të shërbente në Kongres në vitin 2013. Para vdekjes së saj, kongresmenja ishte bashkëkryetare e Grupit të Urisë në Dhomën e Përfaqësuesve./Opinion.al

Pas