Forca të shumta policie kanë ndërhyrë në Elbasan Arena ku tifozët e Partizanit kanë zbritur në fushë pas plagosjes së një tifozeje femër që është transportuar për në spital me ambulancë.
Tifozja u plagos pas gjuajtjeve me sende të forta gjatë përplasjeve mes tifozëve të Partizanit dhe Skënderbeut.
Tensioni më pas ka vijuar me forcat e policisë, të cilat kanë përdorur spraj, sipas raportimeve.
Opinion.al sjell këto video ku duket se si tifozët gjuajnë me sende të forta.
Ndeshja u ndërpre në minutën e 82-të pas një dëmtimi që pësoi mbrojtësi i Skënderbeut Kristi Vangjeli.
Pas tensioneve ndeshja ka rifilluar, por pa ndonjë ndryshim në rezultat, duke përfunduar me rezultatin 0-0.