Këtë të dielë Tirana u zgjua me mbi 1500 forca policore të vendosura në rrugët kryesore për të garantuar vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit.
Eskorta e sekretarit John Kerry lëvizi nga Rinasi drejt Kryeministrisë nën shoqërinë e dhjetëra makinave dhe të një helikopteri, që monitoroi situatën nga ajri.