Policia ka sekuestruar 224 kg drogë në banesën e 56 vjeçarit Sami Ibaliu nga fshati Zhame i Lushnjës. Gjithashtu ai mbante dhe një armë gjahu pa leje dhe 163 fishekë. Policia tha se ndaj personit të mësipërm u mor masa e arrestit në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Më poshtë pamjet e tharjes së drogës në shtëpi.