Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin mbrëmjen e sotme.
Një person ka mbetur i vrarë në një lokal pranë stadiumit “Dinamo”, në zonën e ish – Bllokut. Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është Elton Çiço.
Ai është qëlluar 2 herë me pistoletë nga një person i maskuar me kapele.
I plagosuri u dërgua menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë ndërsa forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes. /tvklan.al