Në koncertin e organizuar me rastin e festave të fundvitit në Gjimnazin e Dytë Piramatiko, në Athinë, aty ku ka studiuar edhe kryeministri grek Alexis Tsipras, 13-vjeçarja shqiptare Marinea Plaka dhe kori i fëmijëve të shkollës interpretuan në shqip këngën “Ja na erdhi Viti i Ri”.
Siç shprehet edhe nxënësja shqiptare, që kur u prezantuan me tekstin në shqip fëmijët dhe mësuesit e pëlqyen shumë këtë këngë duke e përfshirë në repertorin e koncertit me rastin e festave të fundvitit, raporton ATA.
Ky është një shembull pozitiv i integrimit të fëmijëve shqiptarë në shoqërinë greke.