Mesfushori shqiptar i Grojther Fyrthit, Jurgen Gjasula, ka vendosur t’i kalojë në Las Vegas pushimet e tij verore.
Pas përfundimit të sezonit në Bundesligën e dytë në Gjermani, ai ka shkuar në SHBA ku është duke kaluar momente relaksuese mes miqve dhe femrave.
Diçka të tillë ai e tregon me anë të postimeve në rrjetin social Instagram.
Gjasula ka qenë më parë pjesë edhe e kombëtares shqiptare, por nuk arriti ta bindte De Biazin për ta grumbulluar rregullisht.