Komediani Ermal Mamaqi duket se e ka problem zgjimin nga gjumi në mëngjes. Këtë herë ka postuar një video në të cilën shfaqet duke fjetur dhe sapo zgjohet thotë: “Puna e parë që bëj sapo zgjohem në mëngjes është t’i fus dy orë gjumë.” Kaq ka mjaftuar që të shpërthejnë në qeshurat në video por edhe komentet nga ndjekësit në rrjete sociale.