TIRANE- Banorët janë përplasur me policinë, pasi ata nuk kanë pranuar që të largohen nga benesat të cilët preken nga prishja për zgjerimin e bulevardit. Ndërsa disa prej banorëve janë shoqëruar nga forcat e policisë.
Banorët kanë deklaruar se nuk janë dakord me çmimin e shpronësimeve. “Vetëm të vdekur do të dalim nga banesa”, tha një banore.
Ndërkohë një familje e cila preket nga zgjatimi i bulevardit ka kundërshtuar me forcë, policinë duke mos lejuar të futen në banesë, ku ndodhen edhe 3 gra të cilat kanë kërcënuar me thikë policinë.