TIRANE- Opozita është ngritur në këmbë duke bllokuar seancën e sotme plenare. Drejtuesja e seancës Valentina Leskaj ka dhënë 5 minuta pushim, pasi ishte e pamundur zhvillimi i seancës. Opozita proteston pasi në Konferencën e Kryetarëve nuk u votua nisma e saj ligjore për ndryshime në ligjin e dekriminalizimit.