Majlinda Kelmendi nuk ndalet në Rio. Xhudistja shqiptare që garon nën flamurin e Kosovës mori fitoren e dytë në Lojërat Olimpike duke kaluar në gjysmëfinale.
Sportistja mundi në fazën e dytë rivalen Christianne Legentil. Kjo e fundit e ka eliminuar Kelmendin në vitin 2012 në Londër.
Më herët, kampionia e botës në xhudo mposhti zviceranen Evelye Tchopp duke kaluar në fazën çerekfinale. Asaj iu deshën 25 sekonda për të rrëzuar kundërshtaren.
Majlinda Kelmendit i duhen edhe dy fitore për të kapur medaljen e artë.
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/MajlindaKelmendi/videos/1165220003500440/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]