Kastro Zizo i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” me gazetarin Arian Çani ka rrëfyer sagën e dhimbshme të vuajtjes dhe kurimit të nënës së tij dhe jo vetëm, në spitalet e Shqipërisë.
Sipas Kastros, mjekësia shqiptare ka dështuar, dhe çdo gjë tjetër është thjeshtë një reklamë.
Gjatë intervistës ai shfaqi shenja tensioni sa herë iu rikthye çështjes së mjekësisë shqiptare dhe gjendjes së saj reale.
Kastro foli për sakrificën e dhjetra të sëmurëve që përjetojnë gjatë kurimit në Onkologjikun e QSUT-së.
Kostot e shtrenjta të medikamenteve, si dhe pamundësia ekonomike e shumë shqiptarëve për t’u kuruar, sipas Kastros, është një ferr i vërtetë dhimbjeje dhe mungesë shprese.
Ndërsa, nuk munguan edhe mallkime nga ana e tij për gjëndjen dhe situatën që këta persona përgjegjës e kanë shndërruar mjekësinë shqiptare.
“Mallkuar qofshin, mallkuar qofshin”, tha Kastro për Zonë e Lirë.
Ai shtoi më tej se derrat një surrat kanë, jepi një shalqi dhe do ta hajë, jepi edhe foshnjën e tij, përsëri do ta hajë.
Deklarata e Kastro Zizos për emisionin Zonë e Lirë me të drejtë mund të konsiderohet një nga apoteozat më të mëdha për shpëtim dhe solidaritet me qindra familje shqiptare që përballen çdo ditë me këtë vuajtje.